lofghinobianco.png

RADIO DANTE 

Një udhëtim stereofonik nëpër vargjet e poetit të madh fiorentin
Një projekt i Francesca Fini për RadioMi.

Vargjet e Dante Alighieri, të marra nga Rime dhe Vita Nuova, përbëjnë njëzet e një episode të projektit Radio Dante, një podcast eksperimental i konceptuar nga Francesca Fini me porosi të Institutit Italian të Kulturës në Tiranë dhe RadioMi, me rastin e shtatëqind vjetorit të vdekjes së poetit fiorentin. Zërat që do të na drejtojnë në këtë udhëtim të ngjeshur, do të jenë ato të interpretuesve Daniela Cavallini dhe Daniele Sirotti, ndjekur dhe përgatitur nga Emanuele Di Silvestro, një studiues i ri i cili me këtë rast ka kryer një hulumtim shumë të saktë mbi gjuhën e Dantes. Zërat e aktorëve lëvizin në një peisazh zanor magjepës dhe në një farë mënyre befasues, me skenar nga Francesca Fini dhe të realizuar në një hapësirë ​​tre-dimensionale nga sound-designer Boris Riccardo D’Agostino. Një panoramë zanore përfshirëse, e cila duket se tregon një road-movie të ambientuar në aktualitetin bashkëkohor, duke tërhequr universin dantesk deri në ditët tona. Veprat e Dantes, në versionin e përdorur në podcast, janë riprodhuar me lejen e Salerno Editrice. Bëhet fjalë për sonete, balada, lirika gjashtë vargëshe dhe këngë që flasin për dashurinë, jetën dhe vdekjen, miqësinë dhe mërgimin. Disa syresh u zgjodhën pasi ishin më pak të njohura për publikun e gjerë, së bashku me të tjera shumë më të famshme, siç është kënga Donne ch'avete intelletto d’Amore, e cila mbyll podkastin në episodin e njëzet e një.

 

Koncepti, skenari zanor dhe regjia - Francesca Fini 
Interpretimi Daniela Cavallini e Daniele Sirotti 
Konsulenca danteske - Emanuele Di Silvestro 
Sound design dhe miksazhi - Boris Riccardo D'Agostino 
Komentet - Emanuele Di Silvestro dhe Francesca Fini.

Falenderojmë IIC dhe drejtorin e tij, të cilët besuan dhe mbështetën këtë projekt tejet eksperimental në të cilin kanë punuar / kontribuar artistë nga fusha dhe me kompetenca të ndryshme.

Immagine Ufficiale Radio Dante

FRANCESCA FINI

Artiste multimediale, e cila lëviz në territorin e bashkëkohësisë ku hibridizohen gjuhët, midis artit të performancës, teknologjisë së ndërveprimit, artit instalativ, letërsisë, sound design-it, videos dhe pikturës. Puna e saj është prezantuar në MAXXI dhe MACRO në Romë, në Guggenheim në Bilbao, në Georgia Tech (Georgia Institute of Technology) në Atlanta, në Watermill Center në New York drejtuar nga Bob Wilson, në Japan Media Arts Festival në Tokio dhe shumë evente të tjera. Në vitin 2016, ajo përfundoi filmin eksperimental Ofelia Non Annega (prodhuar në bashkëpunim me Istituto Luce Cinecittà), film i cili u përfshi nga kritiku legjendar i filmit Adriano Aprà, midis filmave më të mirë italianë të 20 viteve të fundit. Fjalori Treccani e përmend Francesca Fini tek zëri performancë kibernetike, si një nga artistet më domethënëse të këtij zhanri në Itali.

  • Blogger
  • Vimeo
  • Instagram
  • Facebook
  • SoundCloud
Francesca Fini per Radio Dante

DANIELA CAVALLINI

Aktore, dopjuese zëri, spikere, drejtuese e programeve radiotelevizive, krijuese dhe prezantuese e ngjarjeve kulturore, shkrimtare, autore e teksteve për teatër dhe kabare. Ajo filloi aktivitetin e saj në fushën e teatrit, në vitin 1978. Në 1989, punoi me Teatro Stabile di Torino, të drejtuar nga Luca Ronconi, për t’u trafseruar më pas në Romë. Bashkëpuntore e Rai, Mediaset, La7, Sky…  Zëri i disa filmave dhe serialeve televizivë, dokumentarë, reklama, audio-udhëzues, si dhe ai i projektit Corpo Elettrico, ambasador marke i dy prej markave të modës. E nderuar me Çmimin e Crocitti Teatro Quirino Vittorio Gassman dhe Çmimin e Festival Nazionale del Cabaret Ernst Thole. Përzgjedhur si autore në konkurse të ndryshme letrare, shumë nga poezitë dhe tregimet e saj janë botuar gjithashtu.

  • Facebook
  • Instagram
Daniela Cavallini per Radio Dante

DANIELE SIROTTI

Me origjinë nga Modena, ai është një aktor shekspirian dhe anëtar i kompanisë së Gabriele Lavia, nga i cili drejtohet në shumë shfaqje të suksesshme. Spikatës në prozë, musical dhe kinema, është drejtuar nga regjisorë stimulues midis të cilëve, për më tepër, vlen të përmendim Franco Zeffirelli, Pupi Avati, Pietro Garinei, Michele Guardì, Citto Maselli, David Zard, Alice Rohrwacher.
Nga partneriteti artistik fatlum dhe pjellor me artisten dhe interpretuesen romane Francesca Fini, ndër veprat e tjera, mund të përmendim filmin me metrazh të shkurtër Touchless, i vlerësuar me shumë çmime në 2014 dhe, në 2016, shfaqjen me titull La Masca, krijuar dhe shfaqur në Watermill Center di Bob Wilson në New York.

  • Blogger
  • Facebook
  • YouTube
  • Instagram
Daniele Sirotti per Radio Dante

BORIS RICCARDO D'AGOSTINO

Lindur në Fiumefreddo di Sicilia në 1987. Specializuar në teknikën e zërit pranë Centro Sperimentale di Cinematografia di Roma. Profesionist eklektik i zërit dhe muzikës, veprat e tij variojnë nga kinemaja tek televizioni, nga radio tek ekspozitat shqisore, nga kompozimi tek sound design. Fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare. Ndër bashkëpunimet më prestigjioze, ato me Ruggero Deodato, Eckhart Schmidt, Edoardo De Angelis, Maccio Capatonda, Werner Herzog, Frank Matano, Francesco Bruni, Xavier Legrand, Marcello Mazzarella, Emilio Pucci, Peter Stein. Në vitin 2015, regjistroi me korin e Maestro Paolo Lucci disa partitura të panjohura më parë, të mjeshtrit Ennio Morricone. Me Francesca Fini, bashkëpunoi në krijimin e kolonës zanore të "Hippopoetess" (2018).

  • Facebook
  • Instagram
  • LinkedIn
  • SoundCloud
Boris Riccardo D'Agostino per Radio Dante

EMANUELE DI SILVESTRO

Emanuele Di Silvestro ka lindur në Ancona në vitin 1995, por gjithmonë ka jetuar dhe banuar në Colli del Tronto, në provincën e Ascoli Piceno. Ai iu afrua produksionit të Dantes për herë të parë në vitin 2012, gjatë studimeve të tij në shkollën e mesme, dhe që atëherë ka ushqyer një pasion të madh për të. Më pas u regjistrua në Fakultetin e Letrave pranë Università degli studi di Macerata, ku mbojti diplomën tre-vjeçare në vitin 2018, me një temë të përqëndruar tek kalibri profetik i Dantes. Për momentin, është duke u diplomuar pranë të njëjtit Universitet në Letërsi Italiane, në kursin e masterit Filologji Moderne. Punimi i temës së tij ka të bëjë me vëllimin Vita Nuova. Merr pjesë dhe mban vazhdimisht leksione dhe konferenca lidhur me Dante.

  • Facebook
  • Instagram
Emanuele Di Silvestro per Radio Dante